Angelina Jolie thotë se ajo po shijon ‘kaosin e karantinës’

Angelina Jolie thotë se ajo po shijon ‘kaosin e karantinës’

Duket se aktorja e njohur, Angelina Jolie nuk e ka problem të qëndrojë e izoluar, përderisa ajo është me të gjithë familjen e saj, njofton Insajderi.

Në një intervistë të fundit të revistës E!, “Daily Pop”, ajo foli për jetën në karantinë me të gjithë gjashtë fëmijët e saj.

BESTPIX - "The Boy Who Harnessed The Wind" Special Screening, Hosted by Angelina Jolie

Ajo thotë se po shijon kaosin e kësaj kohë kaq kualitative me familjen.

“Unë nuk ka qenë kurrë njëra që ka shijuar relaksin. Më pëlqen kaosi,” – bëri shaka ajo. “Kam qenë në takime shumë të rëndësishme dhe në prapavijën time janë para, qenë, topa e fëmijë. Por të shijon shumë të jesh kaq njerëzor me të gjithë të tjerët dhe të bësh shaka”.

Jolie shpjegoi se, për të krijuar sado pak  “strukturë”, ajo bën orare për t’i mbajtur të gjithë në rrugën e duhur, megjithëse ajo pranoi, se një nga adoleshentët e saj është më e organizuar se ajo. “Vajza ime Zahara është më e mirë në organizimin e gjërave sesa unë,” – zbuloi ajo. /Insajderi.com

Burimi: People