Punëtorët e Broadway në luftë për ekzistencë, në kohën kur teatri i madh është mbyllur deri në janar 2021

Punëtorët e Broadway në luftë për ekzistencë, në kohën kur teatri i madh është mbyllur deri në janar 2021

Violinistja Katie Kresek ka pritur më shumë se një dekadë për të pasur një vend në orkestrën e Broadëay.

Vitin e kaluar ajo bë co-orkestruese dhe violiniste për performancën teatrale të mjuzikllit Moulin Rouge, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Vetëm 10 muaj pasi ajo filloi, duket sikur ëndrra e saj po i afrohet fundit. Ajo thotë se do të i thehet zemra nëse nuk do të i kthehet prapë performimit në Broadway.

“Është e trishtueshme që kur më në fund ndodhi, përfundoi aq shpejt. Në vend se të mbante tetë performanca në vit, ajo tani incizon muzikë vetëm në dhomën e saj të gjumit.  Historia e saj është e ngjajshme me të shumë performuesve të muzikës ‘live’ dhe sidomos për mijëra punëtorët e Broadway.

Më 12 mars, guvernatori New York, Anderë Cuomo, urdhëroi 41 teatrot e Brodway të mbyllen për shkak të pandemisë. Performancat paraqisnin rrezik për përhapjen e Covid-19.

Në qershor, teatri lajmëroi që do të mbyllet deri në Janarin e vitit të ardhshëm.

Holly Cooms, menagjeri i muzikllit Mean Girls, adaptim i filmit me të njejtin emër, ka filluar të kërkojë punë jashtë teatrove.

Ajo u kërkoi miqve me përvojë, të i ndihmojnë të rishkruajë CV-në e saj, duke shpresur të gjej ndonjë punë në menagjment, kërkoi punë edhe në kafiteri duke shpresuar në përvojën e saj si shankiste gjatë studimit.

Holly thotë se kur shfaqja u ndalua, asaj iu kujtua se nuk dinte si të paguante qiranë. “Isha në shok, nuk kisha asnjë plan.”

Ndihmat e papunësisë e ndihmuan të paguajë qiranë e banesës, por asaj iu desht të shpenzonte kursimet për të blerë ushqimet për veten dhe qenin e saj. “Ne nuk kemi asgjë tani,” thotë ajo.

Ajo rrëfen se nuk kishte pritur të tentonte të ndryshonte profesion në të 30-at. Si shumë të tjerë gjatë pandemisë, asaj iu desht të rimendojë se si do jetë jeta e saj.

Broadway mbështet më shumë se 96.000 punëtorë në New York dhe ka kontribuar rreth 15bilion dollarë, në ekonominë e qytetit. Numri nuk përfshin vetëm shitjen e biletave, mirëpo edhe investimet të për mbajtur një shfaqje dhe paratë që turistët shpenzojnë kur vijnë në New York për të parë ndonjë performancë./Insajderi.com