Paris Hilton është bërë artiste gjatë karantinës

Paris Hilton është bërë artiste gjatë karantinës

Pablo Picasso, Henri Matisse, Frida Kahlo, Paris Hilton? Sipas një artikulli të Forbes, Paris është një tjetër e famshme që do të përfshihet në librat e historisë së artit.

Njëra nga këto vepra arti të punuara prej saj është e ekspozuar në Corey Helford Gallery deri të premten, si pjesë e një ekspozite grupore  të quajtur Sweet Sixteen. Titullohet “Unë ëndrroj për Paris”, raporton Forbes, shkruan Insajderi.

Piktura ka për subjekt Paris Hilton, natyrisht, të rrethuar me mace dhe flutura, të kurorëzuar me një kurorë prej diamantesh dhe syze.

Paratë nga shitja e “I dream of Paris” do të dhurohen për fondacionin Starlight Children Foundation.

“Kjo pikturë tregon për ëndrrat dhe qëllimet që kisha kur isha e re,” tregon Paris.

“Unë e kam dashur artin gjatë gjithë jetës sime. Kam qenë artiste që prej se isha e vogël.”

Ajo tregon që ka një dhomë arti në secilën shtëpi që posedon. “Është e rëndësishme që unë të kem një hapësirë për kreativitet në shtëpinë time,” shtoi ajo.

Artistat e preferuar të saj janë Andy Warhol, Jeff Koons, Damien Hirst, Takashi Murakami, Ai Weiewei, Olivia Steele, Kaws dhe Salvador Dali dhe tregon që albumi që e inspiron është Teenage Dream nga Katy Perry./Insajderi.com