Dua Lipa gjithmonë shihet duke respektuar masat kundër Covid 19

Dua Lipa gjithmonë shihet duke respektuar masat kundër Covid 19

Dua Lipa është parë duke shëtitur me të dashurin e saj, Anwar Hadid, bashkë me të cilin pastaj shkuan për darkë në Malibu Soho House.

Princesha e muzikës pop mori vëmendje me mënyrë si ishte veshur dhe me maskën mbrojtëse kundër Covid-19, gjë që nuk e kishte bërë i dashuri i saj.

Këngëtarja kishte veshur një bluzë pa mëngë, ndërsa poshtë një palë pantallona sportivë ngjyrë ulliri, me flutura dhe zogj të vizatuar gjithandej.

Grimi i saj ishte minimal, si shpesh herë, duke na lejuar të shohim bukurinë e saj natyrale.

Sipas burimeve të Daily Mail, Dua po udhëton shpesh në Los Angeles për të qenë më afër Anwar. Thuhet se ajo është vendosur në një pronë në Beverly Hills, afër familjes së Anwar, edhepse miqtë e saj jetojnë në Angli.

“Është vështirë për të në Amerikë sepse mes tjerash asaj i duhet të futet në karantinë. Mirëpo ajo dhe Anwar kanë adoptuar një qen të quajtur Dexter sepse e shohin të ardhmen e përbashkët në LA,” ka thënë burimi./Insajderi.com