Në versionin e adaptuar të Guiellermo del Toro do të luajë Tilda Swinton, Ewan McGregor dhe shumë yje të tjerë

Në versionin e adaptuar të Guiellermo del Toro do të luajë Tilda Swinton, Ewan McGregor dhe shumë yje të tjerë

Regjisori Guillermo del Toro që prej një kohë të gjatë është duke zhvilluar një version filmik të Pinokio dhe tani më në fund kanë dal emrat e aktorëve që do të luajnë në të.

Aktori Gregory Mann do të luajë rolin e Pinokios, Ewan McGregor do të jetë bashkëudhëtari i tij, ndërsa David Bradley do të luajë Geppetto-n.

Tilda Sëinton dhe Christoph Waltz të cilët do të shfaqen edhe në filmin e ri të Wes Anderson “The French Dispatch”, janë edhe pjesë e kastës të Pinokios.

Ngjarja e këtij filmi është vendosur në Italinë Fashiste, gjatë ngritjes së Musolinit.

Edhe Finn Wolfhard, Cate Blanchett, John Tuturro, Tim Blake Nelson dhe Ron Perlman do të jenë pjesë e filmit, ata do të huazojnë zërat për disa prej karaktereve, mirëpo rolet e tyre ende nuk janë konfirmuar.

Skenarin do e shkruaj Alexandre Desplat, ndërsa Mark Gusafson, drejtori i animacionit për Wes Anderson “Fantastic Mr. Fox” do të bëjë regjinë bashkë me Del Toro.

“Ne kemi kaluar një kohë të gjatë duke përzgjedhur kastën dhe ekipin,” tha Del Toro.

“Ne të gjithë e duam dhe e praktikojmë animacionin me pasion të madh dhe besojmë që është mediumi ideal për të ritreguar historinë klasike në një mënyrë të re.”

Sipas fjalëve të regjisorit, duket sikur versioni i ri do të ketë përmbajtje horrori./Insajderi.com