Ylli i “Vanderpump Rules” Scheana Shay zbuloi këtë javë në podkastin “Flashbacks”, se ajo ishte dikur në një lidhje treshe me John Mayer – dhe se marrëdhënia çoi në paraqitjen e saj eventuale në shfaqje, njofton Insajderi.
Shay zbuloi se ajo u takua me Mayer në vitin 2008 pak para se ai të ndahej me Jennifer Aniston, dhe ajo dhe shoqja e dhomës, Stacie Adams, u bënë një çift(?) romantik.
Shay sqaroi se ajo ishte duke punuar një festë private në Grand Havana Room të organizuar nga Mayer dhe përfundoi ‘tapë i dehur’ me të dhe Aniston.
“Sa herë që ata qonin një teke, ata ma mbushnin edhe mua gotën,” – i tha ajo. “Ata më ftuan në shtëpinë e saj në Palisades pas festës”.
Ndërsa ajo nuk shkoi në shtëpinë e Anistonit, Shay tha që Mayer u kthye në Grand Havana Room disa javë më vonë pasi ai dhe Aniston ishin ndarë. Shay sqaroi se ajo dhe Adams, filluan të shoqëroheshin më këngëtarin.
“Kjo vazhdoi për rreth gjashtë muaj. Do të shkonim në shtëpinë e tij… e dini, si një çift, por treshe. Ishim unë dhe ajo. Të gjithë kishin gjithmonë vëmendje”.
Më pas Shay pyetet se nëse ajo e kishte fjalën për një ‘treshe seksuale’, ajo u përgjigj “Po”.
“U bëra pak xheloze kah fundi, sepse e dija se ai e pëlqente shoqen time me shumë. Mendoja, unë të solla në këtë gjë dhe ti tani po merr më shumë vëmendje se unë. Dhe kur unë dhe Mayer ndaluam së foluri, ata vazhduan lidhjen dhe këtu pati shumë komplikime – për një vit unë dhe ajo grindeshim, por pas një viti të plotë që kaloi, ajo dhe unë nuk do të mund të ishim më të afërta”.
Përfundimisht, Shay humbi punën në Grand Havana Room, sepse u kuptua që ajo ishte në lidhje më këngëtarin, dhe sipas rregullave, punëtoret nuk duhej të çiftëzoheshin me anëtarët e klubit. /Insajderi.com
Burimi: People