Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixari është bërë nënë për herë të parë, njofton Insajderi.
Pasi dha lajmin se ajo është në pritje të ëmbël me partnerin e saj që nuk e ka prezantuar kurrë për publikun, ajo ndau shumë detaje të shtatzënisë së saj, teksa ajo ka kohë që po qëndron në Spanjë.
Lajmin se ajo ka sjellur foshnjën në jetë, e dha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Në foton e shkrepur e një buqete me trëndafila të bardhë, shkruan vetëm datën “21.08.2020”.
Gixhari nuk dha më shumë detaje dhe nuk zbuloi emrin – por para pak kohësh ajo kishte konfirmuar që po pret djalë. Por duke njohur, aktoren ajo merr kohën e saj para se të vendosë të ndaje detaje kaq personale me fansat dhe ndjekësit e saj. /Insajderi.com