Megan Thee Stallion do të mbajë një koncert virtual live

Megan Thee Stallion do të mbajë një koncert virtual live

Megan Thee Stallion ka lajmëruar një koncert virtual, që do ndodh si një ngjarje e paguar mirëpo pa audiencë. Koncerti do të fillojë të shtunën e ardhshme, në ora 6 të pasdites dhe shënon performancën e saj të parë pas pademisë.

Megan ishte aktive gjatë kësaj kohë duke lansuar në mars këngën Suga, për të vazhduar me bashkëpunimin e fundit me Cardi B WAP, si dhe remix-in e Beyonce për Savage, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Pjesëmarrja në këtë shoë do të mundësohet nga Live Nation.

Megan ka folur ditën e djeshme në mediat sociale për të folur për incidentin që ndodhi më 12 korrik, ku ajo u qëllua në këmbë dhe Tory Lanez u arrestua për për mbajtje të armëve.

Në këtë video ajo thotë se Tory Lanez qëlloi duke shtuar “Ti më qëllove dhe ti dhe publicist yt po gënjeni? Mos gënjeni! Pse po gënjeni?”

Halle Berry dhe Michael B. Jordan janë mes emrave të mëdhenjë që kanë shkëmbyer me të mesazhe suportuese./Insajderi.com