Me datë 22 gusht, Dua Lipa festoi ditëlindjen e saj të 25-të, njofton Insajderi.
Urimet ishin të panumërta për artisten e famshme, por ato që morën më shumë vëmendje ndoshta, ishin urimet e motrave të të dashurit të saj që një vit.
Motrat supermodele, Gigi dhe Bella Hadid, uruan këngëtaren duke e quajtur edhe ‘motër’.
Gigi – e cila po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik – ndau një postim të ëmbël në Instagramin e saj për ditën e veçantë të këngëtares, duke iu referuar asaj si një “motër”.
“Urime ditëlindjen mami i Dexter”, ka shkruar modelja shtatzënë, duke iu referuar qenushit të ri të adhurueshëm të Duas dhe Anwar, Dexter.
“Ti je e veçantë dhe meritoni më të mirën. Të dua motër”, shtoi Gigi së bashku me një fotografi bardh e zi të dyshes.
Ndërkohë, Bella, 23 vjeçare, e ka quajtur këngëtaren “Si më të zgjuarën, më të zellshmen, të dashur, zemërgjerë ” në Instagram Story. “Ti je e ëmbël si një tortë … një bekim për familjen tonë dhe botën. Të dua motër”, shtoi modelja. /Insajderi.com