Një baba krenar – urimi i Agron Llakajt për vajzën e tij nuk duhet humbur

Një baba krenar – urimi i Agron Llakajt për vajzën e tij nuk duhet humbur

Aktori i njohur i humorit, nuk është ndër përdoruesit më aktivë të rrjeteve sociale, e as nuk ndan shumë nga jeta e tij private.

Por me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, ai bëri publik një urim shumë të ëmbël për të, njofton Insajderi.

Mesazhi i tij emocionues, pa dyshim, duhet lexuar nga të gjithë baballarët, por sidomos ata që u gëzohen vajzave: sepse vajzat janë të baballarëve.

“Bija ime Alkida…. përpara 35-vjetësh, kur ti erdhe në jetën tonë, mami të nxori në dritaren e maternitetit dhe me lot në sy, më tha se ti nuk ishe djalë, por vajzë. Nuk të gënjej që u gëzova pa masë dhe mezi po prisja momentin të të kisha në duart e mia, e kur të pata në duar, jeta ime mori kuptim dhe ti ishe bota ime. Sa e bukur! Dhe sot ti, 35 vjet… Sa pak, por dhe sa shumë, e tani s’të kam vetëm bijën time, por të kam dhe shoqe, të kam një këshilltare të vyer, por dhe një xhevahir, se më ke sjellë në jetën time Adean, është dhurata më e bukur që më ke bërë. Le t’i falënderohemi Zotit për çdo ditë dhe çdo vit që jemi dhe gëzojmë e festojmë bashkë. Gëzuar, bija ime Alkida! Siç ta kam thënë para 35-vjetësh, sërish ta përsërit: edhe pse me syze dhe thinja tashmë….”Të dua sa qielli e sa toka.” Nuk jam xheloz që ke më shumë shoqe mamin. Të kam zemër, deri në frymën e fundit! Edhe 100 plot shëndet dhe realizime ëndrrash!” /Insajderi.com

View this post on Instagram

Bija ime Alkida….,perpara 35 vjetesh kur ti erdhe ne jeten tone, mami te nxorri ne dritaren e maternitetit dhe me lote ne sy me tha se ti nuk ishe djale…,,por vajze…,nuk te genjej qe u gezova pa mase dhe mezi po prisja momentin te te kisha ne duart e mija,e kur te pata ne duar…,jeta ime mori kuptim dhe ti ishe Bota ime….,sa e bukur !…dhe sot ti ,35 vjet …sa pak por dhe sa shume, e tani ste kam vetem bijen time,por te kam dhe shoqe ,te kam nje keshilltare te vyer por dhe nje xhevahir,se me ke sjelle ne jeten time Adean ,eshte dhurata me e bukur qe me ke bere. Le ti falemnderohemi Zotit per cdo dite dhe cdo vit qe jemi dhe gezojme e festojme bashke ! Gezuar bija ime Alkida ! Sic ta kam thene para 35 vjetesh serish ta perseris ,edhe pse me syza dhe thinja tashme…."te dua sa qielli e sa toka !! "…nuk jam xheloz qe ke me shume shoqe mamin 😜. Te kam zemer deri ne frymen e fundit ! Edhe 100 plot shendet dhe realizime enderrash ! 🙏❤️🥰🤗🥂🍾💥💥💥

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on