Artisti Damien Hirst dëshiron të blejë veprëne  artit që është një banane e ngjitur për mur me ngjitës, por merr jo si përgjigje

Artisti Damien Hirst dëshiron të blejë veprëne  artit që është një banane e ngjitur për mur me ngjitës, por merr jo si përgjigje

Kur Mauritzio Cattelan u paraqit me veprën e tij artistike të quajtur “Comedian”, ku paraqitej një banane e ngjitur për mur me ngjitës, në festivalin e artit Art Basel Miami, bota e përqeshi gjatë.

Mirëpo, tani miku i tij dhe kolegu Damien Hirst thotë se tentoi të blejë për 120.000 dollarë këtë vepër artistike (një version i së cilës është ngrënë tashmë nga një artist performues) mori një jo si përgjigje, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

“Isha shumë i dëshpëruar për të blerë veprën “Comedian” nga Maurizio Cattelan, sepse e dua shumë”, shkroi Damien në Instagram.

“E pyeta mikun tim dhe kuratorin Francesco Bonami të pyes Maurizion nëse mund të i thoshte  A.P. që ai të ma shes, ose të bëj një tjetër speciale për mua? U ofrova të shkëmbej ndonjë vepër timen. Por ai tha jo!”

View this post on Instagram

I was desperate to buy this 🍌artwork 🎨 from Maurizio Cattelan, called “Comedian”, because I 😍 love it so much 💕 I asked my friend and curator Francesco Bonami to ask Maurizio if he had an A.P. he could sell me or if he would make me a special one? I offered to swap it for anything of mine? But sadly he said no! 😭 wahhhh! 💦💦💦💦💦 and then Francesco felt sorry for me and he made me this one as a present and sent it to me! This is it now on my wall and I love it, he said the banana has to point the opposite way hahahahaha 🥰 thanks Francesco and thanks for trying! Maybe I should call you Francesco Bananami from now on!? Big love brother 🍌🎁💜🙏🏼💦☔️🎨🍌🦠🌸 @thebonamist

A post shared by Damien Hirst (@damienhirst) on

Sidoqoftë miku i tij Bonami vendosi të bëj vetë një vepër arti si ajo që ishte magjepsur Hirst dhe ia dhuroj atij. “Bananja tani gjendet në murin tim dhe është e kthyer në anën e kundërt prej veprës së Maurizios. Faleminderi Francesco, ndoshta tani duhet të thërras Francesco Bananami?”

I pyetur se pse ai e pëlqen këtë vepër kaq shumë, Hirst u përgjigj: “Sepse pas të gjithave që kemi parë në art, arrin të shokojë dhe të mërzisë, e mua kjo vepër më bën të qesh”.

Hirst ka premtuar që do të ndërrojë bananen secilën javë, sipas instruksioneve të Catellan dhe të hajë të vjetrën./Insajderi.com