Lili Reinhart: Të jesh biseksual nuk është thjesht ‘një fazë ’

Lili Reinhart: Të jesh biseksual nuk është thjesht ‘një fazë ’

Aktorja Lili Reinhart ka duartrokitur Disney për krijimin e personazhit të parë biseksual në serialin e animuar The Owl House, duke thënë se “shumë shpesh njerëzit më kanë thënë që është një fazë”, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Aktorja e Riverdale, e cila doli hapur si biseksuale në qershor, thotë se është e lumtur për personazhin e Luz Noceda, “pasi unë jam takuar me komente të llojit si ‘kjo fazë do të të kalojë’, por e di që kjo nuk është e vërtetë”.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të normalizohet, pasi në kinema dhe TV, personazhet janë zakonisht homoseksualë ose hetero, nuk ka shumë personazhe biseksuale – por duhet të normalizohet”,” – shton ajo.

“Ka shumë biseksualë, përfshirë edhe mua. Më parë, njerëzit do të zhvlerësonin ato që unë po thoja duke më thënë që po kaloja në një fazë.” /Insajderi.com

Burimi: People