Colin Farrell nuk njihet në trailerin e ri të filmit të Batman

Colin Farrell nuk njihet në trailerin e ri të filmit të Batman

Në trailerin e parë të lansuar për filmin e ri të Batman, i cili do të dalë në vitin 2021, shihet edhe aktori Colin Farell, mirëpo edhe nëse e keni parë, mund të mos e keni dalluar.

Aktori i famshëm i është nënshtruar shumë transformimeve kozmetike për të ndryshuar krejtësisht fytyrën e tij e cila duket sikur ka dalë nga ndonjë strip, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Colin do të luaj këtu karakterin e Penguinit, Oswald ‘Oz’ Copplepot.

Colin do të luajë një nga karakteret antagonist që do të përballen me Batman, të cilin e luan Robert Pattinson.

Disa prej adhuruesve, tregonin se ishin të paaftë të bësonin që ishte vërtetë aktori.

“U desht të fokusohesha në sytë e tij për të u bindur që ky ishte vërtetë Colin Farrell”,  thotë një fans.

Përderisa një fans tjetër është zhgënjyer që aktori nuk paraqitet në dukjen e tij të zakonshme atraktive.

“Sa shumë kohë dhe para është shpenzuar për të e bërë më pak atraktiv Colin Farrell? Humbje e madhe. Njerëzit kërkojnë një ‘Penguin’ seksi”!

Aktorë të tjerë që do të luajnë në film janë Jeffrey Wright si Komisioner James Gordon, Zoe Kravitz si Cat Woman dhe Paul Dano si The Riddler./Insajderi.com