Është tipike e Elvanës të publikojë një këngë dhe pastaj të zhduket nga vëmendja e publikut – e njëjta gjë vlen edhe për rrjetet e saj sociale, ku ajo kalon në gjendje letargjike për javë të tëra.
Së fundmi ajo u rikthye në Instagram me postime, njofton Insajderi.
Në njërin postim ajo del kundër shkeljes dhe dhunës ndaj gruas, duke shkruar, “Kur edukojmë vajzat, edukojmë një komb”.
E postimi tjetër i artistes, kishte një natyrë tjetër. Një video e vendosur diku nën ujërat e detit Jon në jugun e Shqipërisë.
“Unë po marr frymë… nën ujë”, – shkruan ajo, teksa promovon bukuritë e Shqipërisë, tek më shumë se 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Sa i përket muzikës, pas këngës “Me tana”, me të cilin u paraqit në Festivalin e Këngës, ku bëhet përzgjedhja e këngës fituese për Eurovizion, këngëtarja nuk ka pasur prurje të reja muzikore. /Insajderi.com