Këngëtarja shumë e dashur për publikuan shqiptar Rona Nishliu, po bëhet nënë për herë të dytë, një vit pasi solli në jetë vogëlushen e saj, me emrin Noa, njofton Insajderi.
Këtë lajm ajo zgjodhi ta ndajë me ndjekësit e saj në për ditëlindje. Me Noan në krahët e saj, ajo shkruan se është bekuar dy herë.
“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”. /Insajderi.com