Momentalisht nuk po përflitet që SHBA do të ndalojë transmetimin e shfaqjes së Ellen DeGeneres në kanalet e ndryshme, mirëpo Australia vetëm se ka nisur të marrë hapat e parë, njofton Insajderi.
Kanali televiziv australian Channel Nine ka vendosur të ndalojë së shfaquri emisionin e saj prej sot.
“The Ellen Show” ishte transmetuar në Channe; Nine midis orës 12 pas mesnate deri në 1:00 por shfaqja është zëvendësuar.
Për momentin nuk dihet çfarë ka rezervuar e ardhmja për Ellen dhe programin e saj, por James Corden është gati të zërë vendin e saj. Një zëvendësim i tillë është konsideruar i pritshëm dhe shumë i mundshëm duke marrë parasysh suksesin e moderatorit edhe pse të zëvendësosh Ellen është goxha sfiduese.
Muajin e kaluar, “The Ellen DeGeneres Show” u bë objekt i një hetimi të brendshëm të WarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve, raporton Variety. /Insajderi.com
Burimi: Cosmopolitan