Jamie Lynn Spears është emëruar kujdestare e financave të Britney Spears

Jamie Lynn Spears është emëruar kujdestare e financave të Britney Spears

Sipas dokumenteve të reja të gjykatës Jamie Lynn është emëruar kujdestarja e fondeve të Britney-t, pas vitesh që këtë rol e ka pasur babai i saj.

Ajo ka kërkuar nga Fidelity Financial Management të autorizohet për të mbajtur asetet e këngëtares përmes llogarive të bllokuara dhe të shërbejë si këshilltare financiare, raporton Papermag, shkruan Insajderi.

Sipas këtyre dokumenteve, statusi i ri i Jamie Lynn do të thotë që ajo do të merret me të gjitha financat e Britney-t, përfshirë këtu pasuritë dhe gjërat personale, llogaritë bankare, mirëpo ende nuk dihet nëse ajo të ketë qaje edhe në pasuritë e saj intelektuale, në këtë rast muzikën e Britney Spears.

Në fillim të këtij muaji nëpër media doli lajmi se Britney kërkonte heqjen e babait të saj, si kujdestar i saj dhe financave të saj. Mirëpo sipas vendimit të fundit të gjykatës, kujdestaria u vazhdua edhe për 6 muaj nën mbikqyrjen e Jody Mongomery./Insajderi.com