Kurora e Notorious B.I.G. dhe letrat e dashurisë së Tupac në ankand

Kurora e Notorious B.I.G. dhe letrat e dashurisë së Tupac në ankand

Një pjesë ikonike e historisë së hip hop ka dalë në shitje, kjo është kurora e mbajtur nga Notorious B.I.G. e vënë nga ai në ciklin e fundit të fotografive para vdekjes.

Fotografi nga ky cikël i famshëm, ishin pjesë e revistave prestigjioze, bluzave, madje edhe muraleve, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kurora e tij e nënshkruar dhe letrat e dashurisë që Tupac i kishte shkruar në moshën 16 vjeç janë pjesë e një auksioni që feston ndikimin e muzikës hip hop.

Disa nga paratë e fituara në këtë audicion do të shkojnë në projekte të komunitetit në New York City.

Sotheby pret që vlera e kurorës të shkojë nga $200,000 to $300,000.

Barron Claiborne kishte pasur deri më tash në posedim këtë kurorë, për të cilën thotë se “e transformoi Biggie Small në një aristokrat apo shenjtor dhe e imortalizoi jo vetëm si mbretin e New York, por edhe mbretin e muzikës hip hop.”

Puff Diddy, i cili kishte qenë drejtori i labelit të Biggie-t kishte menduar që kurora e tij e bënte të dukej më shumë si Burger King se sa si mbret të muzikës hip-hop./Insajderi.com