Landon Clifford, babai i dy fëmijëve të vegjël dhe një nga yjet e emisionit në YouTube “Cam & Fam” ka vdekur në moshën 19 vjeçare sipas një postimi të fundit në Instagram të ndarë nga bashkëshortja e tij, Camryn, njofton Insajderi.
Camryn, 19 vjeçare, nuk ndau me ndjekësit shkakun e vdekjes, por shkroi se burri i saj kishte qenë në gjendje kome për gati një javë dhe kishte dhuruar organet e tij. Sipas një GoFundMe të ngritur nga miqtë dhe përkrahësit e tij, Landon Clifford pësoi një dëmtim në tru.
“13 Gusht 2020 ishte dita e fundit e Landon si babai dhe burri më i mirë që ai mund të ishte,”- shkroi ajo. “Pasi kaloi 6 ditë në gjendje kome ai ndërroi jetë dhe dhuroi disa organe për njerëzit në nevojë në të gjithë vendin. Ai vdiq duke shpëtuar jetën e të tjerëve. Ky është lloji i personit që ai ishte. I dhembshur, i dashur, i kujdesshëm, i sjellshëm, dhe i butë”.
Çifti, të cilët ishin martuar në qershor të vitit 2019, kanë dy fëmijë: Collette Briar Clifford, 2 vjeçare dhe Delilah Rose Clifford, e cila lindi në maj. Shumica e përmbajtjes së tyre në YouTube përqendrohet në dokumentimin e jetës së tyre si familje, dhe kanali i tyre ka 1.29 milionë abonentë. /Insajderi.com
Burimi: USA Today