Labinot Tahiri hapë dyert e fondacionit humanitar “Labinot Tahiri”

Labinot Tahiri hapë dyert e fondacionit humanitar “Labinot Tahiri”

Këngëtari ferizajas ka kohë që gjithë energjinë dhe kohën e  tij ia kushton aktiviteteve humanitare. Tani ai ka edhe një vend ku njerëzit mund të drejtohen dhe të regjistrohen për të kërkuar ndihmë.

Ai ka hapur dyert e fondacionit të tij, një objekt të madh, ku këngëtari do të mirëpresë të gjithë ata në nevojë, për t’i ndihmuar, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur vetë Tahiri në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“E nisa nga dora e nanës, tani nga familja e gjerë, nga shoqëria, dhe më pas kjo u bë moto e jetës sime, vendosa të jem në shërbim të popullit deri sa të më rrah zemra…për të gjithë ata që nuk kanë ku të mbështetën tjetër,” – shkruan ai.

Ai uron që fondacioni të ketë punë të mbarë për të gjithë ata që kanë nevojë e ata që duan të ndihmojnë.

“Qoftë ky një hap i mbarë për të gjithë, e paqim shume suksese nga fondacioni-zyra ose qendra e re, ku qytetarët mund të regjistrohen për hallet e tyre dhe ku ne mund të përpiqemi të ju bejmë zgjidhje, në vazhdimësi së bashku me donatorë”.

Më poshtë postimi i plotë i Labinot Tahirit. /Insajderi.com