Brenda misterit të datës 27 gusht në TikTok

Brenda misterit të datës 27 gusht në TikTok

Për muaj të tërë, përdoruesit në TikTok kanë numëruar ditët deri më 27 gusht, njofton Insajderi.

Është një trend misterioz i lidhur me një datë arbitrare. Që nga korriku, njerëzit në TikTok po postojnë video duke kujtuar të tjerët të ruajnë datën, ose duke nënkuptuar që shikuesit ishin “zgjedhur” për të marrë mesazhin.

Askush nuk e di pse është e rëndësishme 27 gushti – mbase diçka do të ndodhë – por ajo që ka rëndësi është se tani është në radarin e të gjithëve.

Derisa ky trend u shpërnda pasivisht në platformën sociale, u bë e qartë se data 27 gusht u bë e rëndësishme vetëm për faktin e kështu vendosën përdoruesit e TikTok.

Trendi i 27 gushtit duket se ka filluar në korrik. Përdoruesi i TikTok @stfusamantha duket se e ka popullarizuar gjerësisht datën.

“Urime. Ju jeni zgjedhur. Mos harroni datën 27 gusht. Është e rëndësishme ,” – kishte shkuar përdoruesja në videon e ndarë.

@stfusamantha♬ Such a wh0re slowed – billie.is.my_wife

Disa, e kanë lidhur këtë datë me një teori të “The Simpsons” të cilët predikonin vdekjen e presidentit Trump. Të tjerë thonë se 27 do të sjellë gjëra të mira dhe energji pozitive. Në fund të ditës, 27 gushti është thjesht një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat.

E si përfundim, 27 gushti nuk duket të ketë ndonjë kuptim “të vërtetë”. Mesazhi i fshehur qëllimisht pas përmbajtjes së 27 gushtit e ndihmoi atë të rritet në popullaritet në mënyrë eksponenciale, pasi më shumë njerëz shpërndanin video të tilla. /Insajderi.com

Burimi: Business Insider