Statuja e princeshës Diana do të instalohet për të shënuar 60-vjetorin e saj

Statuja e princeshës Diana do të instalohet për të shënuar 60-vjetorin e saj

Statuja e Diana’s, princesësh së Wales, e porositur nga djemtë e saj, do të instalohet në atë që do të ishte ditëlindja e saj e 60-të.

Kjo statujë do të vendoset në pallatin e Londrës në 1 korrik 2021, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kjo statujë ishte porositur nga princat në vitin 2017, për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes së nënës së tyre dhe për si mirënjohje për ndikimin e saj pozitiv.

Të hënën bëhen 23 vjet prej që ajo u vra në një aksident me makinë në Paris.

Pallati Kensington tha se instalacioni i skulpturës do të vonohet për shkak të epidemisë, mirëpo do të zbulohet në Sunken Garden vitin e ardhshëm.

Kjo skulpturë do të krijohet nga artisti Ian Rank-Broadkey, portreti i mbretëreshës i të cilit, është nëpër funtat angleze./Insajderi.com