Një çift që dokumentuan në një kanal të njohur në YouTube, jetën e tyre me një vogëlush autik të adoptuar nga Kina, po përballen me reagime të ashpra pasi zbuluan se ai ishte vendosur me një familje tjetër, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Myka Stauffer dhe bashkëshorti i saj James, me qendër në Ohio, prodhuan video për birësimin e Huxley dhe sfidat e tij.
Që nga viti 2017, çifti fituan kontratë sponsorizimi dhe të ardhura nga video.
Ndërsa disa e kuptuan vendimin, kritikët akuzuan dyshen se po shfrytëzonin Huxley për të ndërtuar karrierën e tyre në YouTube.
Lajmi se Huxley po jeton përgjithmonë me një familje tjetër u zbulua të martën pasi ndjekësit vunë re që ai nuk ishte parë në një video për ca kohë.
Çifti thanë se çështje të papërcaktuara të sjelljes nga Huxley kishin bërë jetën shumë të vështirë për familjen, e cila përfshin katër fëmijë të tjerë.
Përmbajtja në llogarinë e çifti në Youtube “The Stauffer Life” tani është fshirë.
“Tejmase e dëshpëruar për influencuesen që mblodhi fonde për të birësuar një djalë, e bëri atë ‘markën e saj’, zbuloi se ai ka nevoja të veçanta, dhe fshehurazi e dërgoi në një tjetër familje”, – ka shkruar gazetarja Sophie Ross në Twitter.
Fëmijët e birësuar “nuk janë një qen që keni adoptuar nga shtëpia strehuese që ju merrni që ta riktheni pas 14 ditësh, nëse ata nuk janë të përshtatshëm … e pështirë”, komentoi një përdorues tjetër në Twitter, një nga mijëra të tjerë që kritikuan çiftin.
Të tjerë akuzuan çiftin se ‘hoqën qafë’ Huxley-n pasi fituan para nga ai.
Çifti filloi të ndante video në lidhje me jetën e tyre familjare në vitin 2014 dhe kanali i tyrë në YouTube u rrit në më shumë se 700,000 abonues këtë vit.
Në korrik të vitit 2016 ata njoftuan planet për të adoptuar një vogëlush nga Kina, dhe se ata po mendonin të adoptonin një të dytë nga “Uganda ose Etiopia”.
Agjencia e birësimit u tha atyre se Huxley kishte “dëmtim të trurit”, shkroi Stauffer në një artikull të revistës. Pasi hezituan, çifti vendosi të vazhdojë me adoptimin kur “Zoti na zbuti zemrat”, shkroi ajo.
Ata thanë se të ardhurat nga videot e sponsorizuara do të paguanin për birësimin. Ata gjithashtu kërkuan nga ndjekësit që të dhuronin 5 dollarë për të mbështetur nevojat e djalit të tyre, duke premtuar se do të shkruanin emrat e donatorëve në një libër për fëmijë. /Insajderi.com