Nuk ka dyshim që fustani i kreatores kosovare Lirika Matoshit u bë sensacioni i pandemisë. Fustani që njihet si “fustani me luleshtrydhe” u bë viral në rrjete sociale kudo në botë.
Por nga të famshmet e para që e veshi këtë fustan, ishte Tess Holliday kur u paraqit në “Grammy Awards”, shtatë muaj më parë, njofton Insajderi.
Tani modelja po e quan trendin si shembull perfekt që për ilustruar një cështje problematike sic janë standartet e dyfishta në modë.
“Më pëlqen sesi ky fustan më vendosi në listat e veshjeve më të këqija kur e vesha atë në janar te Grammys, por tani kur disa njerëz të dobët po e veshin TikTok të gjithëve u pëlqen,” shkroi Holliday në Instagram. “Për ta përmbledhur: Shoqëria jonë urren njerëzit mbipeshë, veçanërisht kur ne jemi duke fituar. Faleminderit @ lirika.matoshi & @meaghanpoconnor që më bëtë të ndjehem si një princeshë 7 muaj më parë”.
Modelja-aktivistja-dizajnerja më vonë sqaroi deklaratën e saj në një intervistë me revistën Poeple. “Kjo është sepse jam mbipeshë. Është një standard i dyfishtë,” – tha ajo. /Insajderi.com