Aktori amerikan, Chadwick Boseman, i njohur më së miri për filmin e Marvel me super heronj “Panteri i Zi”, ka vdekur nga kanceri në moshën 43 vjeçare, njofton Insajderi.
Ai ka vdekur në shtëpi në Los Angeles, me gruan dhe familjen pranë, thuhet në një postim për vdekjen e tij në rrjetet sociale.
Boseman ishte i diagnostikuar me kancer qysh prej katër vjetësh, por nuk e kishte bërë publik këtë informacion.
Lajmi për vdekjen e Boseman i ka lënë fansat dhe botën e filmit të shokuar./Insajderi.com