Punonjëset e seksit humbin para në OnlyFans për shkak të suksesit të Bella Thorne

Punonjëset e seksit humbin para në OnlyFans për shkak të suksesit të Bella Thorne

Ish ylli i filmave për fëmjë të Disney, Bella Thorne tha pra disa ditës që ka bërë 1 milion në javë në llogarinë e saj në OnlyFans.

Punonjëset e seksit, të cilat kanë përdorur këtë platformë për shkak të mungesës së cenzurës, kanë thënë se suksesi i saj u ka kushtuar me para atyre, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

OnlyFans është një shërbim ku mund të postosh foto duke u antarësuar. Kjo platformë është me bazë në Londër dhe është lansuar 4 vite më parë.

Të famshmit kanë filluar të jenë pjesë e kësaj, vetëm para disa muajsh, kur e panë si mundësi për të fituar para përmes fotografive seksi.

Adhuruesit e entuziazmuar, nxituan të paguanin për Bella Thornë, por ata u zhgënjyen kur ajo postoi fotografi në të brendshmet e saj. Disa madje kërkuan të u rimbursohen paratë dhe ndikoi që rregullat të ndryshohen duke kërkuar maksimumin prej 38 funtash për fotografi.

“Bella Thorne ka shkatërruar një gjë të mirë për njerëzit që kanë përdorur OnlyFans për të jetuar dhe paguar fakturat”, thotë një përdoruese.

OnlyFans ka mohuar se ka ndryshuar rregullat, por se “janë vënë limite të transaksioneve për të parandaluar shpenzimet e tepruara dhe për të lejuar përdoruesit të vazhdojnë përdorimin në mënyrë të sigurtë.”/Insajderi.com