Armina Mevlani nuk e mendon tradhtinë në çift si një gabim të pakthyeshëm

Armina Mevlani nuk e mendon tradhtinë në çift si një gabim të pakthyeshëm

Ndërsa për disa tradhtia në çift do të ishte një ‘jo definitive’, blogerja shqiptare ka një qasje më ndryshe.

E ndërsa blogerja fokuson përmbajtjen e saj në rrjete sociale në modë, fitnes dhe stil jete, një përgjigje e saj tërhoqi më shumë vëmendje, njofton Insajderi.

Gjatë një sesioni pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, blogerja pranoi një pyetje për tradhtinë.

A do ta falte blogerja tradhtinë? Armina ka preferuar të mos përgjigjet me një ‘Po’ ose ‘Jo’ të thjeshtë.

“Mendoj jeta dhe njeriu është shumë kompleks, tradhëtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha do flisja me partnerin për të kuptuar ‘përsenë’ dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj se duhet falur”, ka shkruar Armina. /Insajderi.com