Pse The Weeknd u shfaq i gjakosur në eventin e ndarjes së çmimeve?

Pse The Weeknd u shfaq i gjakosur në eventin e ndarjes së çmimeve?

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMA të vitit 2020, këngëtari The Weeknd – i cili mori në shtëpi çmim për R&B dhe videon më të mirë të vitit për  “Blinding lights” – u duk se kishte një hundë të thyer dhe sy të zi dhe ishte gjakosur gjatë performancës së tij në krye të Hudson Yards në New York City.

The Weeknd Wins Video of the Year at 2020 VMAs, But Lady Gaga, Ariana  Grande & BTS Win More Awards | Billboard

credit:Getty, Christopher Peterson / SplashNews.comcredit:Getty, Christopher Peterson / SplashNews.comcredit:Getty, Christopher Peterson / SplashNews.comPor e gjitha ishte vetëm grim.

Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, përqafoi një estetikë të ngjashme me filmin e shkurtër “After Hours”, i cili ka të njëjtin emër si albumi i tij më i fundit, dhe në videoklipin muzikor për “Blinding Lights”.

Nëse i keni parë videot e fundit të Abel, do ta keni vënë re se tema aty është me tone dramatike. Në videon e “Blinding Lights” , ai shfaqet teksa i jep makinës i dehur dhe më pas me fytyrë të gjakosur. Për të promovuar muzikën e re, këngëtari shfaqet prej muajsh me këtë grim.

Ndërsa dje, pasi fitoi “Kënga R&B” më e mirë, Abel dha një mesazh të veçantë që lidhej me jetët e humbura të njerëzve me ngjyrë.

“Eshtë shumë e vështirë për mua ta shijoj këtë moment. Thjesht dua të them, drejtësi për Jacob Blake dhe Breonna Taylor”. /Insajderi.com

Burimi: Marie Claire