Johnny Deep raportohet që është gati të përballet me Amber Heard në gjykatë me një akuzë multi million dollarëshe.
Avokatët e Depp priten të paraqesin dokumentet, sipas të cilave Amber Heard mund të përfundojë duke dhënë prap të dëshmi për martesën e tyre turbulente.
Amber kishte paraqitur akuzë sipas të cilës Johnny kishte qenë abuziv dhe i dhunshëm ndaj saj gjatë martesës së tyre që zgjati 3 vjet.
Deep kishte mohuar këto akuza dhe ngriti padi kundër gazetës The Sun, sepse e kishte quajtur ‘rrahës grash’.
Tash përpos The Sun, Johnny ka ndërmarrë masa edhe kundër Amber, në gjykatën e shtetit të Virginia, për shkak të një kolumne që kishte shkruar në Ëashington Post në 2018.
Përderisa aktorja nuk ka përmendur emra, ajo e ka përshkruar veten si një figurë publike që prezenton dhunën në familje.
Mirëpo sipas disa thashëthëmeve, Johnny nuk do të ndalet pa e shkatërruar Amber.
“Pa marrë parasysh se si do të dalë rasti me The Sun, Johnny do të vazhdojë në raundin e dytë të kësaj situate. Ky proces gjyqësor mund të vazhdojë për vite”, ka thënë burimi.
Amber është duke shijuar pushimet në Turqi me Bianca Butti, e cila e ka mbështetur gjatë javëve të procesit gjyqësor në Londër muajin e kaluar.
Verdikti i këtij rasti pritetet të ndodh javën e kaluar./Insajderi.com