Dua Lipa fitoi çmim në VMA, por fansat thonë se ajo meritoi më shumë

Dua Lipa fitoi çmim në VMA, por fansat thonë se ajo meritoi më shumë

Dua Lipa mori çmimin për Efektet më të mira vizuale për këngën e saj, ‘Physical’ në MTV Video Music Awards 2020 – kënga është pjesë e albumit të saj të dytë në studio ‘Future Nostalgia’, njofton Insajderi.

Më parë, në një intervistë me Billboard, Dua tha se nuk priste që aq shumë njerëz të pëlqejnë këtë këngë jashtëzakonisht shumë energjike.

Kënga ka marrë vlerësim kritik në të gjithë botën, Chris Taylor i The Line of Best Fit e quajti atë “kënga e përsosur e stërvitjes këtë dekadë”, ndërsa Jordan Emery e vlerësoi këngën në mesin e “këngëve më të kreative që ka dëgjuar për një kohë të gjatë”, duke thënë atë “ju hedh përreth dhomës me intensitetin e saj të furishëm”.

Një fanse e lumtur për çmimin e Duas shkroi në Twitter: “Videoja muzikore për ‘Physical’ fiton ‘Efektet më të mira vizuale’ në #VMAs Congrats to EIGHTY4, Mathematic dhe @DUALIPA!” Meritonit edhe më shumë”.

Një tjetër tifoz shkroi: “Dua fitoi çmimin ashtu si duhet”, dhe një e treta tha: “Vajza ime meriton më mirë, por urime@DUALIPA”.

Ndonëse Dua Lipa, lansoi një album tejet të vlerësuar këtë vit ajo nuk arriti të ishte qendra e vëmendjes.

Lady Gaga dhe grupi korean BTS, ishin kryeqendra e mbrëmjes duke marrë në shtëpi disa nga cmimet më të rëndësishme. /Insajderi.com