Trevor Noah në lidhje romantike me aktoren e njohur?

Trevor Noah në lidhje romantike me aktoren e njohur?

Sipas një burimi për revistën People, komdiani i njohur Trevor Noah është në lidhje me aktoren, Minka Kelly, njofton Insajderi.

“Janë shumë të lumtur”, thotë burimi. “Është një lidhje shumë serioze”, vazhdon.

Mirëpo dyshja nuk kanë konfirmuar e as mohur për lidhjen e tyre.

Të dy, gjithnjë kanë preferuar të mbajnë shumë private edhe lidhjet e tyre të mëparshme.

Kelly, 40 vjeçare, më parë ishte në lidhje Jesse Williams. Ata u ndanë në janar të vitit 2018 pas muajsh lidhjes teksa williams ishte në betejë ligjorë ish-gruan Aryn Drake-Lee.

Minka Kelly

E në anën tjetër Noah, 36 vjeçar, për herë të fundit ishte në lidhje romantike me të dashurën Jordyn Taylor në vitin 2017. Nuk është e qartë kur ata u ndanë.

Noah që atëherë ka mbetur privat në lidhje me jetën e tij personale, në vend të kësaj duke përdorur platformën e tij si drejtues i The Daily Shoë për të folur rreth politikës dhe çështjeve të drejtësisë sociale. /Insajderi.com