Këngëtarja Ronela Hajati po feston ditëlindjen dhe deri në fund të ditës ajo do të ketë marrë mijëra urime nga fansat, ndjekësit dhe miqtë e saj – por më i bukuri do të mbetet urimi që i bëri vetvetes, njofton Insajderi.
Në një postim në llogarinë e saj, këngëtarja që sot po mbush 31 vjet ndau një mori fotografish nga fëmijëria e saj.
“Gëzuar ditëlindjen Ronel!”, nis përshkrimin e saj.
Arsyeja pse ajo po uron veten është për faktin se ajo adhuron veten për njeriun që është rritur të jetë.
“Ti qe ke qene gjithmone e qeshur, qejflie (shishja me foton e dyte eshte bosh normalisht) ,nje hap para (me demostrim serish ne foto), qe e do jeten pafund,qe do njerzit me gjith shpirt ,muziken ,dashurine ,pozitivitetin! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten! Te dua shume Ron!” /Insajderi.com