Brenda lidhjes abuzive të Rihanna-s me Chris Brown

Brenda lidhjes abuzive të Rihanna-s me Chris Brown

Rihanna e ka pranuar që ajo vërtetë e do ish të dashurin e saj Chris Brown dhe ka thënë që ndoshta kurrë nuk do të ndalet së dashuri atë.

Në vitin 2009, këngëtari Chris Brown pranoi të ketë sulmuar fizikisht Rihanna’n në natën e Grammy Awards, duke e goditur.

Chris u dënua me kusht për pesë vite dhe 6 muaj punë për shërbime të komunitetit. Ai poashtu mori urdhërin të qëndrojë 50 metra larg saj.

Por këngëtarja në intervistë me Oprah Winfrey, tha se “Ne jemi duke tentuar të rikthejmë miqësinë tonë. Tani jemi miq të afërt.”

“Ne po punojmë për t’a kthyer besimin dhe kjo ndodh për shkak se ne e duam njëri tjetrin dhe gjithmonë do ta duam. Kjo nuk është një gjë që ndryshon. Nëse keni qenë ndonjëherë të dashuruar do t’a kuptoni. Ai ishte dashuria e jetës sime. Dashuria ime e parë. Dhe ai më donte në të njejtën mënyrë. Nuk është më puna nëse ne jemi në lidhje. Unë e dua atë dhe për mua është e rëndësishme që ai të jetë në paqe. Unë nuk do të jem e qetë nëse ai nuk është i lumtur apo nëse është i vetmuar”, ka vazhduar ajo.

Deklara e tillë e Rihanna’s e nxiti Oprah të bëj pyetjen nëse ka mundësi që ata të përfundojnë prapë në lidhje romantike.

“Ai është në lidhje. Unë nuk jam, por ne kemi mbajtur një miqësi të afërtë prej se urdhëri për të qëndruar larg ka përfunduar. Ne kemi punuar pak nga pak dhe nuk ka qenë e lehtë”, është përgjigjur këngëtarja.

Sulmi i dhunshëm ndodhi në makinë kur Rihanna pa një mesazh nga një grua tjetër në telefonin e Chris. Ata filluan të grinden dhe kjo përfundoi në dhunë.

Pas më shumë se 11 vitesh, Rihanna ka treguar që ka hapësirë për t’a falur pasi e fali të atin për mënyrën se si ishte sjellur ndaj nënës së saj.

“Unë e kam rikthyer marrëdhënien me babain tim. Unë isha shumë e mllefosur me të dhe nuk mund të e ndaja atë si bashkëshort dhe si baba”.

“Mendoja që e urreja Chris, por e kuptova që aty kishte shumë dashuri. Dukej si urrejtje sepse kisha shumë mllef. E kuptova që duhet t’a fal sepse ende kisha dashuri për të. Në momentin që e përfundova urrejtjen ndaj tij, fillova të jetoj sërish./Insajderi.com