Georgina Rodrigues i beson sërish veshjen e saj dizajneres kosovare

Georgina Rodrigues i beson sërish veshjen e saj dizajneres kosovare

Së fundmi modelja Georgina Rodrigues ishte e pranishme në Festivalin e Venecias dhe ajo sërish zgjodhi t’i besojë veshjen e saj stilistes ferizajase, Lia Stubllës, njofton Insajderi.

Për festën pas festivalit ajo veshi fustanin e zi të dizajnuar nga Lia Stublla. Fustani kishte një të çarë të thellë nga njëra anë dhe një bust definues që nxirrte më së bukuri hiret e Rodrigues.

Si gjithnjë, ajo zgjodhi që edhe kësaj here të paraqitej me një grim me tone më natyrale.

Kjo nuk është hera e parë që Georgina zgjedh fustanet e Lia Stubllës. Në Sanremo ajo u shfaq me dy fustane të stilistes shqiptare, një në ngjyrë të bardhë dhe një në ngjyrë ari.

Gjithashtu në një event në Shangai, ajo zgjodhi një fustan kadifeje, edhe ky i krijuar nga Stublla. /Insajderi.com