Gjatë ditës së djeshme, këngëtari Blero lajmëroi ndjekësit e tij, se ishte hospitalizuar, njofton Insajderi.
2020-ta paska qenë e mbushur me probleme shëndetësore për këngëtarin kosovar, teksa shkroi “Hajr InshAllah”, në një postim të ndarë në llogarinë e tij në Instagram.
Ai tregon se ishte hospitalizuar për të trajtuar anginën, e këtu zbuloi se ai këta muaj kishte kontraktuar edhe virusin COVID-19.
Të shumtë kishin qenë ndjekësit dhe fansat e tij që me të mësuar gjendjen shëndetësore të Bleros, vërshuan mesazhet e tij, për të pyetur se si po ndihej ai.
Ai tregon se tani është mirë me shëndet dhe se u bëri ballë sfidave shëndetësore me më të dashurit e tij afër. Këngëtari nuk harroi të falënderonte të gjithë për kujdesin e treguar në mesazhe. /Insajderi.com