SZA kthehet me një hit të ri pas shumë kohësh

SZA kthehet me një hit të ri pas shumë kohësh

Këngëtarja SZA është kthyer dhe ka sjell një super hit, që duket që është duke paralajmëruar albumin e saj të ri, të cilin fansat po e mezi presin.

Kënga në fjalë titullohet “Hit Different” dhe është bashkëpunim me Ty Dolla Sign, shkruan Dazed, raporton Insajderi.

SZA ka paralajmëruar albumin e ri në gusht të vitit 2019, duke thënë që albumi do të vijë shumë shpejt, mirëpo më vonë konfirmoi që albumi do të kompletohet gjatë vitit 2020.

Muajin e kaluar në një mesazh në Twitter, të cilin e tashmë e ka hequr, këngëtarja ka sugjeruar që presidenti i kompanisë së produksionit me nofkën Punch, nuk po e lejon lansimin e albumit.

“Në këtë pikë duhet të pyesni Punch. Unë kam bërë gjith[ka që është dashur”. Ajo poashtu ka treguar që nuk ka asnjë ide se kur do të dal albumi dhe ka po aq informata lidhur me datën e lansimit sa edhe adhuruesit.

Kjo nxiti të fillojë një protestë virtuale me hashtagun #FreeSZA në Twitter. Mirëpo këngëtarja u përgjigj me një mesazh i cili thoshte: “Askush nuk ka nevojë të më lirojë. Unë nuk jam duke u mbajtur peng e as muzika ime. Ndonjëherë duhet të kesh durim… ndonjëherë “jo” është bekim. Unë ju besoj njerëzve që më rrethojnë”./Insajderi.com