Ata kanë moshën e gjyshërve tuaj, mirëpo pak kush mund të konkurojë me shijen e tyre për veshje
Insajderi
Britt Kanja është një prej grave më të veshura bukur në Berlin. Pavarësisht moshës së shtyer, ajo veshet me një elegancë dhe stil unik, për të cilën edhe vajzat e reja mund t’i marrin lakmi.
Britt është në lidhje me Gunther Krabbenhoft i cili punon si model në një agjenci reklamash në Berlin. Ai në vitin 2015 mori vëmendjen e mediave si “gjyshi më modern në botë”. Ai ka tërhequr vëmendjen për shkak të selfieve të tij, duke u përmendur në revista si Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Huffington Post.