Vdes Jiri Menzel regjisori fitues i çmimit Oskar në moshën 82 vjeçare

Vdes Jiri Menzel regjisori fitues i çmimit Oskar në moshën 82 vjeçare

Regjisori çek, fitues i çmimit Oskar, Jiri Menzel ka vdekur në moshën 82 vjeçare, pasi është përballur me probleme shëndetësore serioze, thotë gruaja e tij.

Menzel ka fituar një Academy Aëard në vitin 1968 për filmin më të mirë për Luftën e dytë botërore dhe dramën Closely Watched Traines.

Ai ishte një nga figurat udhëheqëse të Valës së Re të kinemasë çeke (Czech New Wave cinema) gjatë viteve 1960, bashkë me Milos Forman regjisor i One Fleë Over the Cuckoo’s Nest.

Menzel është parë shumë rrallë në public pas operacionit në tru në vitin 2017. Ai vdiq të hënën tha gruaja e tij Olga Menzelova.

“I dashuri Jirka, të falenderoj për secilën ditë që kam kaluar me ty. Secila ka qenë e jashtëzakonshme. Jam falenderuese për 3 vitet e fundit, sado të vështira të kenë qenë,” ka shkruar ajo në Facebook.

Menzel ka studiuar produksionin e filmit në Pragë dhe ka diplomuar në vitin 1962./Insajderi.com