Këngëtarja e famshme nuk do një të dashur: “Gjithë ish-at e mi mendojnë se jam e çmendur”

Këngëtarja e famshme nuk do një të dashur: “Gjithë ish-at e mi mendojnë se jam e çmendur”

Në një video në Youtube të makeup artistes Nikkie De Jage dhe këngëtares së famshme, Selena Gomez – e cila së fundmi lansoi një linjë grimi – diskutuan për shumë gjëra, e natyrisht edhe për linjën e re, njofton Insajderi.

Selena Gomez gjithashtu theksoi se nuk e ka me ngut të gjejë një të dashur, tani që ka më shumë se 5 vjet beqare.

Rreth 19 minuta në video, ndërsa diskutonte artistin e saj të grimit Hung Vanngo, 28-vjeçarja bën shaka në lidhje me martesën. “Ai do të bëjë grimin për dasmën time, e cila nuk do të ndodhë kurrë,” pëshpëriti ajo.

“Është e vështirë në karantinë”, vazhdoi ajo, para se të shtonte se fjalët e saj “nuk janë një ftesë” për palët e interesuara. “Është thjesht qesharake që lëshoj gjëra që thonë se dua një të dashur dhe gjëra të tjera … dhe unë jam si,‘ nuk e kam dashur me të vërtetë, megjithatë. Djemtë janë kërkojnë shumë punë”.

“Të gjithë ish-ët e mi mendojnë se jam e çmendur”, shtoi ajo. “Kështu që, nuk më intereson”. /Insajderi.com