Këngëtari publikon një shënim – betohet të jetë një bashkëshort dhe baba i ardhshëm i mirë

Këngëtari publikon një shënim – betohet të jetë një bashkëshort dhe baba i ardhshëm i mirë

Justin Bieber mori një moment për të reflektuar mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij – dhe shprehu dëshirën e tij që nëj ditë të bëhet baba, njofton Insajderi.

“Unë erdha nga një qytet i vogël në Stratford Ontario Kanada. Unë nuk kisha gjëra materiale dhe kurrë nuk isha i motivuar nga paratë ose fama, unë thjesht e doja muzikën. Por ndërsa u bëra një adoleshent, unë lashë që pasiguritë dhe zhgënjimet e mia të diktonin se çfarë vlerësoja në veten dhe të tjerët, ” – shkroi Bieber në një shënim të postuar në Instagram natën e së dielës (6 Shtator).

Ai vazhdoi: “Vlerat e mia ngadalë filluan të ndryshojnë. Egoja dhe fuqia filluan të pushtoheshin dhe marrëdhëniet e mia vuajtën për shkak të kësaj”.

“Unë me të vërtetë dëshiroj lidhje të shëndetshme, “- tha Bieber. “Unë dua të motivohem nga e vërteta dhe dashuria. Unë dua të jem i vetëdijshëm për pikat e mia të dobëta dhe të mësoj prej tyre! Unë dua të eci në planet që Zoti ka për mua dhe të mos përpiqem ta bëj vetë! Dua të heq dorë nga dëshirat e mia egoiste çdo ditë në mënyrë që të jem një burrë i mirë dhe baba i ardhshëm!”

Edhe pse ai ngriti temën e të qenit prind në postin e tij, ylli i popit dhe gruaja Hailey Baldëin kohët e fundit tha se ende nuk kanë bërë ndonjë foshnjë në karantinë.

Më poshtë postimi i plotë i këngëtarit. /Insajderi.com