Policia e Kosovës ndalon reperin Mozzik (VIDEO)

Policia e Kosovës ndalon reperin Mozzik (VIDEO)

Sot në Prishtinë, policia e Kosovës ndaloi një automjet të tipit Mercedes G Class, me të cilën udhëtonte edhe reperi Mozzik, njofton Insajderi.

Në një video që ka arritur në redaksinë e Insajder.com, shihet reperi dhe një tjetër mik i tij që u identifikua me nofkën Grajqa, ky i fundit i cili bisedonte me policin.

Në ndërkohë, reperi shihet teksa bisedon në telefon. Arsyeja e ndaljes besohet të jetë mos-mbajtja e maskave nga reperi dhe miku i tij, të cilët nuk cilësohen si familjarë – dhe sipas rregullores së re mos-mbajtja e maskave teksa udhëtoni në makinë me jo-familjarë, gjobitet.

Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”. /Insajderi.com