Përplasja mes Albërie Hadërgjonajt dhe Acromax Media

Përplasja mes Albërie Hadërgjonajt dhe Acromax Media

Padiskutim, Youtube është një nga platformat më të fuqishme ku artistët publikojnë materialin e tyre, por kjo jo rrallë herë ka nxitur konflikt mes artistëve dhe kompanive menaxhuese.

Rasti më i fundit është mes këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe Acromax Media GmbH (e njohur në publik për kanalin ArkivaShqip).

Hadërgjonaj kishte kërkuar përfundimin e kontratës me Arkiva Shqip, duke nënshkruar edhe largimin e materialeve muzikore që posedonte kjo platformë nga artistja.

Përplasja mes artistes dhe kanalit muzikor, shumë shpejt degradoi në personale dhe e gjitha u bë tejet publike.

Më poshtë mund të lexoni edhe shkëmbimet mes palëve të përfshira në atë që tani mund të quhet konflikt. /Insajderi.com