Kim Kardashian paralajmëron fundin e serialit “Keeping Up With the Kardashians”

Kim Kardashian paralajmëron fundin e serialit “Keeping Up With the Kardashians”

Pas 14 vitesh lansimi, reality show “Keeping Up With the Kardashians” ka përfunduar, sipas një postimi nga Kim Kardashian.

“Me shumë keqardhje, ne kemi marrë vendimin e vështirë që si familje të ju themi lamtumirë,” thuhet në deklaratën e cila u postua në Instagram dhe u nënshkrua nga  Kris, Kourtney, Kim, Khloé, Rob, Kendall, Kylie dhe Scott.

“Pas 14 vitesh, 20 sezonash, mijëra episdodash, ne jemi shumë mirënjohësh që na keni shikuar për këto vite – gjatë kohërave të mira dhe të vështira, lumturisë, lotëve, marrëdhënieve dhe fëmijëve që kemi pasur gjatë kësaj kohë”.

“Ne gjithmonë do të vlerësojmë kujtimet e bukura dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë kësaj periudhe”.

Deklarata vazhdon duke falenderuar producentin Ryan Seacrest, i cili ka producent ekszekutiv që nga episodat e para./Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine