Dje (9 shtator), Insajderi raportoi për përplasjen e Albërie Hadërgjonajt dhe ish-kompanisë që e menaxhonte, Arkiva Shqip.
Ishte këngëtarja ajo që deshi të shkëpusë kontratën me kompaninë nga e cila kërkonte të zotëronte të gjitha materialet e saj.
Përplasja mes artistes dhe kanalit muzikor, shumë shpejt degradoi në personale dhe e gjitha u bë tejet publike. (Lexo më shumë: PËRPLASJA MES ALBËRIE HADËRGJONAJT DHE ACROMAX MEDIA )
Mirëpo jo gjithçka do të mbaronte me disa shkrime në Instagram. Arkiva Shqip, publikoi një video-incizim të Hadërgjonajt, e cila endet në njërën nga zyrat e kompanisë, ku tingëllon tejet e tensionuar.
Më poshtë video e plotë. /Insajderi.com
View this post on Instagram
Sqarim per publikun: Alberie Hadergjonal ka lidhur nje kontrate bashkepunimi ne vitin 2013 me Acromax Media GmbH. Kontrate e cila eshte zbatuar me perpikmeri ne keto 7 vite bashkepunim, per cdo pike te rene dakort midis paleve. Akoma nuk e kuptojme arsyen se perse Alberia ka ardhur ne zyrat tona me kete fjalor denigrues dhe mllef per koleget e saj (sic e shikoni ne video), apo per me teper cilat emrave ju referohet ajo. Megjithate kerkesat e saj per tu larguar nga bashkepunimi u realizuan sic deshiroi ajo, madje per keto kerkesa ka nenshkruar edhe dokument me emer mbiemer dhe firme (dokument te cilin po ashtu e gjeni ne videon me siper). Pasi kerkesat e saj u ekzekutuan sic ajo donte, ajo doli me status publik per kompanine tone duke na fyer, share dhe shantazhuar publikisht me pretekstin sikur videot jane hequr pa djenine e saj, dhe akoma nuk e kuptojme arsyen se perse ajo arriti deri ne kete pike kur ajo vet kerkoi dhe paraqiti dokumentat. Miq te nderuar, kemi mbetur kaq te surprizuar po aq sa ju nga Alberia dhe toni i saj skandaloz ku edhe ne biseda telefonike ajo shfrynte vrer per koleget e saj te cilat dhe ato gjithashtu i kemi te regjistruara. Ne nuk kemi deshire te krijojme armiqesi por nese na sulmojne me genjeshtra do ti paraqesim te gjitha provat per te treguar vertetesine e atyre qe ne themi. Ne do te vazhdojme punen ne kete industri me koken larte, dhe me dinjitetin dhe perkushtimin si ne diten e pare dhe mbi te gjitha duke thene gjithmone te verteten sic eshte. Ne nuk varemi nga nje individ si Alberia te ciles i kemi dhene shume perkushtim dhe mund, ne varemi nga perkushtimi dhe suksesi i punes tone. Falenderojme edhe nje here publikun per durimin dhe gjykimin e drejte qe e jep duke na ndjekur, mbeshtetur dhe respektuar ne dhe te gjithe emrat ne kanalin ArkivaShqip, emra te cilet dhurojne muzike e argetim dhe nuk meritojne te etiketohen me fyerje nga askush. Faleminderit ArkivaShqip
A post shared by ArkivaShqip (@arkivashqip) on Sep 8, 2020 at 11:19am PDT