Meghan Markle dhe Princ Harry, të cilët lanë detyrat mbretërore për tu bërë të pavarur financiarisht në fillim të këtij viti, mund të fitojnë deri në 1 milion dollarë për një fjalim të vetëm sipas një dokumenti të rrjedhur të martën, njofton Insajderi.
Media britanike duke cituar dokumentin e rrjedhur raportoi se Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët aktualisht po qëndrojnë në Los Angeles, u regjistruan në Harry Walker Agency, një zyrë e folësve me bazë në New York, në qershor.
Agjencia lëshoi një dokument me katër faqe i cili detajon kërkesat e Princit Harry dhe Meghan si folës virtualë.
Sipas agjencisë, Princi Harry dhe Meghan, të cilët u larguan nga detyra si mbretër në fillim të këtij viti, mund të fitojnë deri në 1 milion dollarë për një fjalim të vetëm përmes Agjencisë Harry Walker.
Çifti gjithashtu kërkon kontroll të rreptë të rezervimeve të tyre virtuale, zbuloi dokumenti i rrjedhur.
Javën e kaluar, Meghan dhe Harry njoftuan mbi 150 milion dollarë marrëveshje fitimprurëse me gjigantin streaming Netflix për të prodhuar filma dhe dokumentarë nën kompaninë e tyre të prodhimit.
Ata gjithashtu kanë shlyer borxhin ndaj taksapaguesve, ata i përdorën për rinovimin e Vilës së tyre Frogmore pas marrëveshjes me Netflix. /Insajderi.com