Artistja japoneze që kthen bukën e thekur në art

Artistja japoneze që kthen bukën e thekur në art

Gjatë karantinës, shumë nga ne filluam ndonjë hobi që nuk e kishim bërë më parë, ushtrime, shkrim ditari, kuzhinë apo gjëra të ngjajshme. Artistja japoneze Manami Sasaki gjeti mënyrën e saj për tu shprehur në artin e krijuar në bukë të thekur.

Në kuzhinën e shtëpisë së saj në Tokyo, Sasaki krijon art kulinar të cilat ngjajnë me homazhe të veprave të Picasso’s e Mondrian, rikrijime të periudhës Era, Micky Mouse surreal dhe inspirime nga stripat artistik amerikan.

“Arsyeja që fillova të bëj ‘toast art’ ishte karantina. Punoja prej shtëpisë dhe fillova të bëhem dembele. Bija të flija vonë dhe zgjohesha vonë. Dëshiroja të krijoja një rutinë të mëngjesit që do të më entuziazmonte. Aty fillova të vizatojë në bukën e thekur për mëngjes”./Insajderi.com

Burimi: Vogue