Themeluesi i grupit Kool & The Gang, muzikanti Ronald Bell vdes në moshën 68 vjeçare

Themeluesi i grupit Kool & The Gang, muzikanti Ronald Bell vdes në moshën 68 vjeçare

Ronald Bell, themeluesi i grupit të famshëm Kool & The Gang, në të cilin performoi bashkë me vëllaun e tij, ka vdekur në moshën 68 vjeç.

Ata u bënë një prej grupeve më me influencë të viteve 70’ dhe 80’ me hite si Celebration, Ladies’ Night dhe Get Down On It.

Muzika e tyre është përfshirë në kult filma si “Saturday Night Fever”, për të cilën morën një Grammy Award dhe në Pulp Fiction.

Bell vdiq në shtëpinë e tij në Virgin Islands me gruan e tij afër vetes, tha publicisti i tij. Shkaku i vdekjes nuk u tregua.

Grupi Kool & The Gang përpos Bell, përbëhej nga vëllau i tij dhe 5 miq nga shkolla – Dennis Thomas, Robert Mickens, Charles Smith dhe Ricky West./Insajderi.com