Këngëtari shqiptar zyrtarizon lidhjen – kush është 22-vjeçarja që i vodhi zemrën?

Këngëtari shqiptar zyrtarizon lidhjen – kush është 22-vjeçarja që i vodhi zemrën?

Këngëtari shqiptar, Seldi Qalliu që para 2 vjetësh i dha fund fejesës më këngëtaren Mimoza Shkodra, tani është i lumtur në krahët e një gruaje tjetër, njofton Insajderi.

Para Shkodrës, ai ishte edhe një herë i fejuar me Dafina Zekën, me të cilën ishte lidhur sa ishte në shfaqjen e famshme, “Big Brother Albania”.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, krejt papritur zyrtarizoi lidhjen me modelen Sindi Celaj, e cila mbrëmë festoi ditëlindjen e saj të 22-të. Gjatë festës së ditëlindjes këngëtari e surprizoi me një tortë, kështu duke postuar edhe disa pamje nga feta, në llogarinë e tij në Instagram.

Po kush modelja 22 vjeçare që i mori zemrën këngëtarit?

Emri i Sindi Celajt nuk është krejt i panjohur. Sindi është një vajzë shqiptare me banim në Belgjikë e cila dy vite më parë, provoi botën e bukurisë duke u zgjedhur si përcjellësja e parë e Miss Brukselit.

11 vite më e re, kush është e dashura e re e Seldit? - Privé - Faqja Zyrtare

Ajo ka studiuar për ekonomi ndërkombëtare dhe Sindi punon si modele e kontraktuar në një prej agjensioneve të modës me bazë në Bruksel. /Insajderi.com