Këngëtarja amerikane Lily Allen dhe aktori David Harbour kanë kurorëzuar dashurinë e tyre pasi kërkuan më parë një licencë martese, njofton Insajderi.
Çifti la fansat të befasuar pasi organizuan një martesë të papritur në Las Vegas në një ceremoni të vogël në Graceland Chapel të qytetit.
Njoftimi u bë në faqen zyrtare të aktorit të Stranger Things në Instagram ku ai lëshoi foto me gruan e tij të re duke shfaqur një imitues të Elvis Presley.
“Në një martesë të drejtuar nga vetë mbreti, princesha e njerëzve u martua me mbajtësin e saj të kartës së kreditit, në një ceremoni të bukur të ndriçuar nga qielli i hirit me mirësjelljen e një shteti të ndezur milje larg në mes të një pandemie globale,” shkroi ai në përshkrimin e fotove. /Insajderi.com