Nuk është e pazakontë që të famshmit të marrin pak kohë pushim larg nga rrjetet sociale.
E tani së fundmi Loredana është ajo që është distancuar nga rrjetet sociale, javë pasi postimet e saj filluan të rrallohen, pasi ajo postonte vetëm video dhe foto të vajzës së saj me reperin Mozzik, Hanën, njofton Insajderi.
Por për Loredanën çështja është ndryshe. Për javë të tëra ajo ka pranuar kritika në llogaritë e saj, sa i përket akuzave të mashtrimit me të cilat përballet ajo. Kjo edhe mund të ketë qenë arsyeja pse ajo ka vendosur të zbehet nga vëmendja e publikut.
Në anën tjetër shumë artistë distancohen nga rrjetet sociale, vetëm për tu rikthyer me postime dhe promovime të muzikës së re. Ndoshta reperja po përgatit këngë të reja për fansat e saj.
Por gjithçka do të qartësohet në momentin e parë që ajo do të rikthehet në rrjetet e saj sociale. /Insajderi.com